Kryetari Jashari priti pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku”, të udhëhequr nga gjenerali Skender Doçi. Fillimisht kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz, dhe më pas janë pritur në sallën e Kuvendit Komunal. Në fjalimin e tij, kryetari Jashari, ka thënë se dashurinë ndaj atdheut më mirë se burrat trima të Batalionit të famshëm “Atlantiku” të Ushtrië Çlirimtare të Kosovës, rrallë kush e ka shfaqur. Duke iu përgjigjur kushtrimit të luftës për liri, ata, përveç familjeve, prapa vete kishin lënë një jetë të rehatshme dhe gjithçka tjetër që kishin krijuar me mund e djersë në Shtetet e Bashkuara të Amerkiës. “Dhe ja ku jemi sot, bashkë me ju, të lirë e të pavarur, duke kujtuar kohërat e vështira nëpër të cilat kaloi populli ynë. Thonë rastësia është mbreti i botës. Dhe ishte krejtësisht e rastit që përsonalisht të takohesha me këta trima, që po vinin përtej oqeanit Atlantik. Atë takim e kujtoj sikur të kishte ndodhur dje, e jo para 20 viteve. Kujtim i bukur takimi në Durrës, në prillin e vitit 1999. Batalioni “Atlantiku” meriton respektin e të gjithëve, për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Dhe kjo pritje, në nivelin më të lartë të Komunës sonë, është më e pakta që mund të kishin bërë për ju. Vëllezërit tuaj në Kosovë, nuk do ta harrojnë kurrë atë që keni bërë për vendin tuaj dhe tonin. Do të kujtoheni gjithmonë dashuri dhe respekt të veçantë”, u ka thënë kryetari Jashari vëllezërve tanë. Në emër të Batalionit “Atlantiku”, foli komandanti i tij, z.Gani Shehu, i cili ndër tjera falënderoi kryetarin Jashari për mikpritje.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …