Takimet Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i ka vazhduar duke e pritur në takim Ahmet Zejnullahu, Kryeshefi i Agjencionit të Pyjeve me të cilin ka biseduar për kthimin në menaxhim të pronave komunale nga ky agjencion. Gjatë takimit, Kryetari Latifi ka kërkuar nga Kryeshefi Zejnullahu që pronat të cilat janë në Komunën e Rahovecit dhe që menaxhohen nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës të kthehen nën menaxhim të Komunës, siç janë prona ku është planifikuar ndërtimi i zonës ekonomike, prona tek “Epopeja e UÇK-së” dhe pronave tjera, pasi që Komuna ka interes për ti shfrytëzuar këto prona. Lidhur me dhënin në menaxhim të pronave të cilat menaxhohen nga Agjencioni i Pyjeve të Kosovës, Kryeshefi i këtij Agjencioni i premtoj Kryetar Latifi, se në koordinim me Qeverinë e Kosovës do të shikojnë mundësinë e kthimi të tokave Komunale në menaxhim të Komunës së Rahovecit dhe në të ardhmen këto prona të shfrytëzohen nga institucionet Komunale.