Albin Kurti

Albin Kurti: Disa gazetarë, e shesin dhe e shkelin etikën e profesionit në këmbim të parasë apo rritjes në karrierë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se mediet kanë rol informues dhe edukues.  Pjesën e lirë të medies, atë që ndjek ndërgjegjen e vet dhe interesin publik, e falënderojmë. Pjesës tjetër i urojmë që të lirohet sa më shpejt prej skllavërisë ku gjendet. Kjo e mirë publike nuk do të ishte e mundur pa punën dhe përpjekjen e vështirë për të ruajtur etikën profesionale, të dhjetëra gazetarëve të guximshëm. Nën presionin e vazhdueshëm të pronarëve e të pushtetarëve, këta gazetarë janë pothuajse të pambrojtur, shpesh pushohen nga puna me pretekste qesharake, shpesh punojnë pa kontrata ose me kontrata fiktive, u vonohen pagesat, akuzohen verbalisht në ambientet e punës ose gjatë kryerjes së detyrës, e janë të pasindikalizuar siç duhet. Si të mos mjaftojnë këto, e kanë edhe një vështirësi tjetër, përjetojnë përditë konkurrencën e pamerituar prej shumë të tjerëve që vetëm i thonë vetes gazetarë, të cilët e shesin dhe e shkelin etikën e profesionit të tyre në këmbim të parasë apo rritjes në karrierë, dhe shndërrohen në vegla të maskuara ose të pamaskuara të pushtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …