Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe zyrtarë tjerë komunal kanë bërë homazhe të martën në nderim të dëshmorit të kombit, Asllan Kleçka.
Kryetari Latifi në profilin e tij në facebook ndër të tjera ka shkruar:
Sot, me bashkëpunëtorët e mi, bëmë homazhe në nderim të dëshmorit të kombit Asllan Kleçka nga Rahoveci, i cili bashkë me djemtë e tij, Ardianin, Destanin dhe Luanin, tashmë i ndjerë, la gjurmë të pashlyeshme në luftën për liri.
Sakrifica e familjes Kleçka është një dritë që ndriçon historinë tonë, një gur themeli që na frymëzon të gjithëve.
Lavdi dëshmorit të kombit, Asllan Kleçka, ka shkruar kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.