Brickos

Kryetari Latifi ka organizuar takimin e parë periodik me shërbyesit civil, për vitin 2020

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me drejtoreshën për Administratë të Përgjithshme dhe drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kanë mbajtur takimin e parë periodik me shërbyesit civil, për vitin 2020. Kryetari Latifi ka kërkuar që të respektohet orari i punës si kusht parësor për një administratë publike të qëndrueshme, të ketë rregull dhe zbatim të plotë të ligjit dhe etikës së punës dhe ekonomizim të shpenzimeve për një komunë edhe më funksionale dhe shërbime sa më cilësore. U kërkua që shërbyesve civil t’u kompensohen shpenzimet e udhëtimit dhe shujtës ditore, kërkesë kjo që do të shqyrtohet bazuar në udhëzimet administrative dhe ligjet në fuqi. Si kryetar i komunës, kërkoj vazhdimisht rregull dhe respektim të ligjit në vendin ku punohet që së bashku të japim një pasqyrim të qytetëruar dhe të jemi fryt i një suksesi të përbashkët, ka thënë Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …