Homologia Elva Margariti uron ministren Dumoshi për detyrën e re

Homologia nga Republika e Shqipërisë, Elva Margariti, e ka uruar ministren Vlora Dumoshi për marrjen e pozitës për të udhëhequr Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ky është urimi i Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti.

Përshëndetje Ministre Dumoshi.

Doja të përcillja urimet më të sinqerta për këtë sfidë të re e për rolin e rëndësishëm që ju kanë besuar! Jam e bindur që urat e komunikimit e përkushtimi për të lartësuar të bukurën shqiptare nuk do të na mungojnë!

Përzemërsisht, Elva Margariti

Ministre e Kulturës së Shqipërisë

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …