Kryetari Latifi ka pritur në takim kryetarin e Mamushës Abdylhadi Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e BPZHR Berat Duraku, kanë pritur në takim, Kryetarin e Mamushës, z. Abdylhadi Krasniqi dhe drejtorin e bujqësisë të kësaj komune, z. Ruzhdi Mazreku. Takimi u karakterizua nga bashkëbisedimi i këndshëm për gjendjen aktuale, ecurinë e punëve dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen, si dhe për arritjet që po i bëhen për komunat respektive. Bashkërisht u pajtuan të thellojnë bashkëpunimin për projekte me interes për të dy komunat dhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët. Kryetari Latifi i ka falënderuar për vizitën, Kryetar i Komunës së Mamushës, z. Krasniqi dhe drejtor, z. Mazreku!

Kontrolloni gjithashtu

DKRS në Ferizaj falënderon familjet mikpritëse të vullnetarëve të Peace Corps Kosovo

Për më shumë se dhjetë vjet, vullnetarë amerikanë të Peace Corps Kosovo kanë kontribuar në …