Është kompletuar shpërndarja e pajisjeve për bujqit përfitues të komunës së Rahovecit

Sot, është kompletuar shpërndarja e pajisjeve për bujqit përfitues të komunës së Rahovecit të mbetur nga java e kaluar për arsye tashmë të njohura për shkak të vështirësive në furnizim nga OE, i cili ka kontratë me komunën e Rahovecit Pra, sot edhe 40 bujq kanë pranuar pajisje bujqësore, si më poshtë:

* 30 frezë 1.8 m – për 30 bujq

* 2 frezë 1.6 m – për 2 bujq dhe

* 8 mulqere për hardhi – për 8 bujq.

Ndërkohë, pajisjet e tjera të mbetura për t’u shpërndarë, pritet të arrijnë gjatë muajit tetor. Edhe një herë komuna e Rahovecit kërkon mirëkuptimin e bujqve përfitues për vonesat që janë krijuar, mbase edhe për shkak të rritjes së çmimeve dhe vështirësive në furnizim e në transport ndërkombëtar, si dhe nga çrregullimet e tjera të krijuara nga kriza globale.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …