Kryetari Latifi, ka pritur në takim Meritë Gashi mësuese e dalluar dhe e vlerësuar me çmimin “Shaban Jashari”

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim, Merita Gashin  mësuese e shkollës “Liria” në fshatin Fortesë e cila është zgjedhur mësuesja e dalluar në Kosovë, duke marrë çmimin “Shaban Jashari”, çmim ky që ndahet çdo 7 mars.

“Takova mësuesen Meritë dhe e përgëzova për suksesin e saj të jashtëzakonshëm. E urova për suksese të reja dhe i ofrova mbështetjen time në angazhimet e saj në të ardhmen, që nxënësit tanë të marrin mësim dhe edukim cilësor”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …