Në Deçan u mbajt diskutim publik për Model Rregulloren për Shërbimet Publike

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt diskutim publik mbi model rregulloren për Shërbimet Publike Komunale. Takimi u hap nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Hajdar Sutaj, ku prezent ishte Drejtori i Shërbimeve Publike Izet Zenuni, zyrtarët e kësaj Drejtorie, përfaqësues të OSBE-së dhe qytetarë të tjerë. Në fjalën e tij drejtori Zenuni, tha që të gjitha procedurat e kërkuara lidhur me këtë rregullore janë plotësuar. Nga të pranishmit në këtë takim nuk kishte ndonjë propozim, sugjerim apo vërejtje, për të bërë ndonjë ndryshim sa i përket kësaj model rregulloreje. Kështu që kjo rregullore pritet të kalojë për miratim në mbledhjet e rregullta të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …