Kryetari Latifi, ka pritur në takim ministrin e MPB, ministrin e MAPL, zëvendësministrin e bujqësisë dhe drejtorin e AME

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim ministrin e MPB, z. Xhelal Sveçla, ministrin e MAPL, z. Elbert Krasniqi, zëvendësministrin e bujqësisë, z. Imri Demelezi dhe drejtorin e AME, z. Shefki Abdullahu, me të cilët kanë pa nga afër zonat e goditura nga vërshimet dhe përmbytjet. Kryetari Latifi ka kërkuar përkrahje konkrete nga ministrat, masa dhe veprime për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Rahovecit. Ne si komunë po bëjmë maksimumin për parandalimin e rrezikimit të jetëve, pasurive dhe pronave të qytetarëve tanë, po angazhohemi për të sanuar pasojat e dëmeve, në mënyrë që t’u dalim në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore, ka thënë para të pranishmëve kryetrari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe bar

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …