leoni

Nora Kalaja: Klement Tinaj lanson këngën e re "Bajzjane" bashkë me videoklip

Nora Kalaja: Klement Tinaj lanson këngën e re “Bajzjane” bashkë me videoklip

Klement Tinaj, me origjinë nga Malësia e Madhe që jeton në Hollivud, vjen me këngën dhe klipin e ri “Bajzjane”.

“Muzikën e kam trashëgimi,” shprehet aktori dhe këngëtari i mirënjohur Kelmendas.

Videoklipi dhe kënga e re “Bajzane” është pritur mirë nga publiku dhe nga kolegët e Klementit.  Klement Tinaj filloi të punojë në muzikë në vitin 2020 dhe ka lançuar 9 videoklipe deri tani. Shumica e këngëve të Klementit janë të bazuara ose kushtuar vendlindjes – Kelmendit të Malësisë së Madhe, ku Klementi ka lindur. Studimet e baçelorit të arteve (BFA) i kreu për degën “Artet Teatrale” dhe më pas përfundoi masterin (MFA) në Akrim për Film.Klement Tinaj ka lançuar këngë patriotike si “Shqipet Me Dy Krena” ft Luigj Tinaj; këngë dashurie “Vajzë Malsore”, “Her Zeshkanja, Her Bjondina”, “Për Shën Valentin”, “Kur Malsori Don Malsoren”, “Syt E Tu”; dhe këngë mërgimi si “Lamtumir” dhe “Nana E Mërgimtarit”. Kënga e re “Bajzjane” u publikua së bashku me videoklipin me 16 shtator 2022. Muzika nga Global Records dhe me video nga BlueSky Len. Kënga është transmetuar në Blue Sky TV dhe në rrjetet sociale YouTube, Spotify, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në orën 15.00 varroset trupi i Gani Imerit, epror i lartë në Zonën Operative të Shalës, gjatë luftës së UÇK-së

Sot në orën 15.00 bëhet varrimi i trupit të  eprorit të lartë të  Zonës Operative …