Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, z. Burim Ahmetaj, z. Ibrahim Selmanaj dhe z. Arjanit Elshani. Në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional, diskutuan për mbështetjen e Komunës së Rahovecit në ofrimin e infrastrukturës dhe të logjistikës së nevojshme për KQZ-në, për organizimin e zgjedhjeve qendrore e komunale. Komuna e Rahovecit ka ofruar dhe do të ofrojë të gjithë mbështetjen e kërkuar ka thënë kryetari Latifi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
