Kryetari Latifi ka urdhëruar Inspektoratin e Komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoratin e Komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe me mbishkrime fyese, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Pres që konform vendimit të gjitha këto produkte të largohen nga tregu në mënyrë që të respektohet shteti dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aksioni ka filluar të enjten në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në largimin e këtyre produkteve nga tregu”, është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …