Kryetari Latifi ka takuar operatorët ekonomik që kanë kontrata me komunën e Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin Fatmir Iska dhe menaxherët e projekteve, kanë takuar operatorët ekonomik që kanë kontrata me komunën e Rahovecit për realizimin e projekteve të ndryshme, qofshin ato infrastrukturore apo shërbime e që janë në të mirë të qytetarëve. Kryetari Latifi ka kërkuar nga ata që të respektojnë kontratat të cilat i kanë nënshkruar me komunën për realizimin e projekteve. Ai ka përsëritur faktin se, nga dita në ditë kontrolli në realizimin e projekteve po rritet, andaj kërkoi kujdes të shtuar pasi që nuk ka pasur e as që do të ketë kompromis për projektet të cilat nuk kanë cilësinë e duhur, projektet duhet të realizohen ashtu siç edhe kërkohet në kontratë dhe cilësia duhet të jetë e lartë. Kryetari Latifi  ju ka kërkuar secilit prej tyre që të rrisin dinamikën e punëve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …