Hani i Elezit mbajti punëtorinë me temën ,, Zhvillimi i turizmit rural si alternative e zhvillimit ekonomik”

Zhvillimi i turizmit rural si alternative e zhvillimit ekonomik ishte tema e punëtorisë e cila u mbajt sot në komunën e Hanit të Elezit. Kjo punëtori po mbahet në bashkëpunim me OJQ “Toka” nga Shqipëria, ndërsa me përvojën si dhe praktikat e mira nga Shqipëria prezantoi Catherine Bohne, përfaqësuese e OJQ “Toka”. Punëtoria kishte për qëllim identifikimin e resurseve dhe potencialeve të komunës së Hanit të Elezit. Këtë punëtori e hapi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma i cili tha se komuna e Hanit të Elezit është në fazën e hulumtimit e të gjitha resurseve që do të ndihmonin në zhvillimin ekonomik të komunës. Sipas tij edhe zhvillimi i turizmit rural është konsideruar si alternative e fuqishme e zhvillimit ekonomik. Ndërsa Catherine Bohne, përfaqësuese e OJQ “Toka” duke prezantuar përvojën e sajë nga Plani Zhvillimor për Tropojën tha se u hartua nga njerëzit lokalë, duke formuluar vizionin e përbashkët për një të ardhme të qëndrueshme. Ajo tha se është plani i parë i këtij lloji, duke u bazuar në komunitetin dhe duke përfshirë dëshirën e njerëzve për një të ardhme të qëndrueshme, reflekton zhvillimet dhe përmirësimet – sociale, ekonomike dhe mjedisore që njerëzit e Tropojës duan të shohin të ndodhin gjatë tre viteve duke filluar nga viti 2019. Në këtë punëtori ku pjesëmarrës ishin zyrtarë komunal dhe pjesëtarë të shoqërisë civile u identifikuan resurset natyrore si fshatrat dhe vendbanimet e vjetra, pyjet e shumta me potencial për zhvillimin e turizmit rural dhe malor, arkitektura karakteristike e trojeve të komunës së Hanit të Elezit si dhe trashëgimia kulturore dhe historike. Në identifikim i potencialeve të komunës së Hanit të Elezit për zhvillimi i turizmit rural si alternative e zhvillimit ekonomik kontribut të veçantë dhanë eksperti i angazhuar nga GIZ-i Liridon Hoxha, i cili në bashkëpunim me nënkryetarin e komunës Mallzum Qajani hartuan një koncept se në cilin drejtim duhet të angazhohet komuna e Hanit të Elezit për të shfrytëzuar këto resurse. Komuna e Hanit të Elezit dhe OJQ “Toka” nga Shqipëria u pajtuan që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …