Kryetari Latifi mbajti takime me banorët e fashatrave, Pataqan i Epërm, Nushpall, Pataqan i Poshtëm dhe Sopniq

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me kandidat nga radhët e AAK për asmablen komunale, kanë mbajtur takime me banorët e fshatrave Pataqan i Epërm, Nushpall, Pataqan i Poshtëm dhe Sopniq. Në profilin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

“Plot të rinj e të reja, bujq e punëtorë, sipërmarrës e profesionistë, iu bashkuan tubimeve tona sot në Pataqan të Epërm, Nushpall, Pataqan të Poshtëm e Sopniq. Diskutuam shtruar dhe hapur për të ardhmen dhe punët që duhet t’i kryejmë së bashku, duke njohur arritjet e shumta deri tani.

Kandidatët tanë për Kuvendin e Komunës, Driola Sylejmani dhe Valmir Gashi, morën besimin e banorëve të kësaj ane për t’i përfaqësuar denjësisht interesat dhe kërkesat e tyre në mandatin 2025-2029.

Njëzëri dhe pa asnjë dilemë u pajtuam që Puna Nuk Ndalet.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt dëgjimi i VIII-të buxhetor në Komunën e Deçanit

Në Komunën e Deçanit të mërkurën u mbajt dëgjimi i tetë buxhetor me anëtaret Komitetit …