KRYETARI LATIFI MBAJTI TAKIMIN E DYTË PËR VITIN 2024 ME PUNËTORËT SHËNDETËSORË

Sot, kryetari Latifi me bashkëpunëtorë, zhvilluan takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Me punëtorët shëndetësorë, diskutuan për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunën e Rahovecit, për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve dhe për investimet kapitale që po bëhen dhe ato që planifikohen të bëhen në sektorin e shëndetësisë për këtë vit dhe në vitin 2025. U shprehu mirënjohje dhe falënderim për shërbimin dhe për angazhimin e tyre për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të Rahovecit! Shëndetësia është një prej sektorëve kryesorë në fokusin tonë, tha më tutje kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …