Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nënshkroi marrëveshje me ministrin e Lituanisë, Laurinas Kashçiunas, për deminimin në Ukrainë

Në një ceremoni zyrtare të mbajtur  në Bruksel, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci nënshkroi marrëveshjen e përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes së Lituanisë, Laurinas Kashçiunas, duke e bërë Kosovën anëtarin e 17-të të Koalicionit të Deminimit për Ukrainën. Kjo marrëveshje e re konfirmon angazhimin e Kosovës për të ofruar mbështetje për Ukrainën përmes trajnimeve në fushën e deminimit. Ky zotim është pjesë e përpjekjeve të Grupit të Kontaktit për Ukrainën dhe përbën një hap tjetër të rëndësishëm të Kosovës në ndihmë të popullit ukrainas, pas dorëzimit të dy pakove mbështetëse ushtarake. Ushtarët tanë do të rreshtohen përkrah partnerëve tanë në këtë front global demokratik kundër agresionit dhe dhunës,” deklaroi Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …