Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë vizitoi Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës

Në mesin e vizitave të realizuara gjatë ditës së hënë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Berat Duraku dhe Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, kanë vizituar Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës në qytetin e Rahovecit. Gjatë vizitës në Shoqatë, Kryetari Latifi ka biseduar për shqetësimet dhe kërkesat e përpunuesve të rrushit si dhe për planet e tyre duke u bërë thirrje që në ditët e ardhshme të rritet sa më shumë bashkëpunimi ndërmjet verëtarëve e vreshtarëve. Ai gjithashtu ka thënë se duam që ta rrisim komunikimin dhe bashkëpunimin që t’ju hapim dyert e suksesit, komunës, fermerëve vreshtarë dhe përpunuesve të rrushit-verëtarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …