Kryetari Latifi mori pjesë në shënimin e ditës së shkollës në Gur të Kuq

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore ka marrë pjesë në shënimin e ditës së Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “31 Marsi”, në Gur të Kuq. Fillimisht bashkë me mësimdhënësit, me nxënësit dhe me qytetarët, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të lirisë, duke kujtuar gjashtëmbëdhjetë martirët e këtij fshati, të rënë për lirinë e Kosovës.

Më pas, në shkollë, kryetari Latifi ka marrë pjesë në programin kulturor, ku nxënësit përcollën mesazhe përmes këngëve, poezive dhe valleve tradicionale. Me këtë rast, kryetari Latifi ka uruar të gjithë për Ditën e Shkollës duke vlerësuar rëndësinë e arsimit si themelin e së ardhmes sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …