Kuvendi Komunal i Skënderajt ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Kuvendi Komunal i komunës së Skënderajt ka mbajtur të martën mbledhjen e rregullt, të cilën e ka udhëhequr kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit.

Kuvendi ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt, Vaughan Smith,  fotoreporter amerikan që dokumentoi luftën e Jasharëve dhe masakrat tjera në Drenicë, ndërsa ka shtyrë për seancën e ardhshme propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …