Kryetari Latifi, në 31 vjetorin e rënies heroike, ka nderuar kujtimin për heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe bashkëveprimtarë e familjarë, në 31 vjetorin e rënies heroike, ka nderuar kujtimin për heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun. Heronjtë janë flamurtarët që na prijnë në rrugën tonë përpara, duke qenë si një trup i vetëm e të bashkuar në qëllimin e madh që kemi para vetes, për ta lartësuar çdo ditë me punë të mira, kombin dhe atdheun tonë. I përjetshëm është kujtimi për Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë!

Lavdi për jetë e mot veprës atdhetare të tyre! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …