Veseli: Veprimtaria për pajtim e bashkim, e Anton Çettës, është mbëltuar tashmë si vlerë e ndershme

Veseli: Veprimtaria për pajtim e bashkim, e Anton Çettës, është mbëltuar tashmë si vlerë e ndershme

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka përkujtuar veprimtarin dhe intelektualin  Anton Çetta. Ai ka thënë se me urtësinë e tij Çetta mori detyrën t’i pajtojë e bashkojë shqiptarët, para një sfide shumë të rëndë e historike. Në profilin e tij në rrjetin social Veseli ka shkruar se vlerat e tij për pajtim dhe unitet i duhen shumë sot Kosovës. “Të gjithë jemi dëshmitarë se sa na duhën këto vlera sot, sidomos sot. Veprimtaria për pajtim e bashkim, e profesorit Çetta, është mbëltuar tashmë si vlerë e ndershme dhe histori krenare, në memorien tonë kolektive. Këtë porosi për pajtim e bashkim, nuk duhet ta harrojmë asnjëherë, por ta kujtojmë e vëmë në jetë, pandalshëm”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …