leoni

Kryetari Latifi: Në Suharekë, energjia e të rinjve tregoi qartë se e ardhmja është në duar të sigurta

Smajl Latifi, kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidat i AAK-së për Deputet në zgjedhjet Parlamentare që mbahen këtë të diele, pas tubimit të madh zgjedhor që koalicioni AAK-NISMA e mbajtën në qytetin e Suharekës, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook se në Suharekë, energjia e të rinjve tregoi qartë se e ardhmja është në duar të sigurta.

Entuziazmi dhe vullneti i tyre nuk ishin vetëm për këtë tubim, por një mesazh i fortë për 9 shkurtin, një ditë vendimtare ku do të dalin masivisht dhe do të votojnë numrin 137, ashtu si në Suharekë me bindje dhe me besim për Kosovën Fituese, ka shktuar kryetari Latifi.

#AAK137

#SmajlLatifi16✔️

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Volejbollit “Fer Volley” – Kampion i Kosovës në Volejboll

Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës …