Kryetari Latifi priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur sot në takim, Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, z. Avni Ahmeti, ku u diskutua mbi ecurinë e projektit të 𝐑𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭, i cili ka rëndësi të veçantë për zgjidhjen e çështjeve pronësore të trashëguara ndër dekada.

Në Rahovec ky projekt po zhvillohet në zonat kadastrale: Fortesë dhe Ratkoc.

Në këto zona po kryhen matjet, po zyrtarizohet gjendja faktike në terren dhe po adresohen trashëgimitë e paformalizuara, me qëllim rikthimin e sigurisë juridike mbi pronën si bazë për zhvillim të qëndrueshëm.

Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me ekipet, të dorëzojnë dokumentacionin dhe të jenë pjesë aktive e këtij procesi. Për ofrim më të lehtë të shërbimeve, operatori ekonomik ka hapur zyra në Fortesë dhe Ratkoc.

Kontrolloni gjithashtu

Ka filluar të ndërtohet ura e dëmtuar në Llaushë

Ura e dëmtuar në Llaushë, afër Impiantit të Ujërave të Zeza, e dëmtuar nga vërshimet …