Kryetari Latifi priti në takim z.v ministrinë e shëndetësisë Ali Berisha

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie, kanë pritur në takim zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha dhe Ahmet Isufi, shef i GP të AAK-së, së bashku kanë vizituar QKMF-në, në qytetin e Rahovecit. Kryetari Latifi, pasi e ka falënderuar për vizitën zëvendësministrin Berisha, ka thënë  se vizita si kjo dhe vizita të tjera nga zyrtar qeveritar dëshmohet se Komuna e Rahovecit është në planet e Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo vizitë dëshmon se përkrahja në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Rahovecit, nuk po mungon dhe sigurisht që kjo përkrahje do të vazhdoj edhe më tutje në këtë sektor. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, ka thënë se jam këtu që të informohem nga Kryetari Latifi për përkushtim e tij të jashtëzakonshëm që nevojat e qytetarëve të trajtohen si nevoja të veta personale, ku buxheti komunal trajtohet me kujdes dhe në mënyrë të drejtë për të gjithë. Ndërsa, Samir Mustafa, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie ka informuar për situatën në QKMF-në në Rahovec për të cilën ka thënë se kjo qendër, ngadalë por sigurt po përmirësohet, si në aspektin infrastrukturor kadrovik dhe në furnizime.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …