Vetëvendosje

Në takimin e thirrur nga PDK-ja nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje

Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi i dytë mes partive politike, i thirrur nga PDK-ja, mirëpo në takim nuk mori pjesë Lëvizja Vetëvendosje. Pas përfundimit të kësaj tryeze, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se  konsiderojmë se tryezat e tilla nuk janë zgjidhja dhe  janë tryeza koti, sidomos kur kësaj i shtohet fakti që është thirrur nga PDK-ja, që në fakt ajo çfarë do të duhej të kishim sot është një konsensus ndërmjet opozitës për ta çuar vendin në zgjedhje. Pra, LDK-ja nga kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme tani po merr pjesë në tryeza të tilla, që është e qartë se nuk e prodhojnë asnjë të mirë për Republikën e Ksoovës”, deklaroi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …