Zëvendës-ministrat Mujota e Selimaj, pritën në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane Mateo Coradini

Zëvendës-ministrat Mujota e Selimaj, pritën në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane Mateo Coradini

Zëvendës-ministrat e Infrastrukturës Fehmi Mujota dhe Idriz Selimaj, pritën sot në takim përfaqësuesin e ambasadës italiane në Kosovë, Mateo Coradini dhe grupin teknik për transport nga ministria e Transportit të Italisë. Gjatë këtij takimi u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, pas ratifikimit të marrëveshjës për transport në mes të këtyre dy shteteve. Në takim gjithashtu u tha se qëllimi i arritjes së kësaj marrëveshje është tejkalimi i barrierave të ndryshe në kuadër të transportit si dhe arritja e qarkullimit më të lehtë në mes qytetarëve të të dyjave vendeve. Përfaqësuesi i ambasadës së Italisë në Kosovë, Coradini dhe ata të ministrisë së Transportit të Italisë u shprehën se janë të gatshëm që të ofrojnë bashkëpunimin e  tyre në lëminë e transportit për Kosovën dhe Ministrinë e infrastrukturës. Ndërsa, pas këtij takimi u zhvillua takimi tjetër i nivelit teknik, në mes të dy grupeve nga Ministria e Infrastrukturës së Kosovës dhe përfaqësuesit e nivelit teknik të ministrisë së Transportit të Italisë.​

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …