Kryetari i NS, Fatmir Limaj: Të përcaktojmë temat nacionale dhe t’i shkojmë secilës temë veç e veç

Kryetari i NS, Fatmir Limaj: Të përcaktojmë temat nacionale dhe t’i shkojmë secilës temë veç e veç

Në takimin e partive politike të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli i pranishëm ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai është shprehur i gatshëm që bashkë me grupet parlamentare të vazhdojnë takimet që të përcaktojnë temat nacionale.

“Shprehim vullnetin të vazhdojmë me tryeza. I ftoj grupet parlamentare të vazhdojnë takimet, jemi duke biseduar se cilat janë temat që kërkojnë konsensus të gjerë. Të përcaktojmë temat nacionale dhe t’i shkojmë secilës temë veç e veç. Është vullnet i plotë i të gjitha grupeve politike të ecim përpara. Kemi humbur kohë pa nevojë, 3 vite tashmë të merremi me tema nacionale”, ka deklaruar ai. Limaj ka shtuar se dialogu me Serbinë nuk mund të bëhet ndryshe, përveçse me një konsensus të gjerë dhe aprovim të Kuvendit të  Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …