Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, takimet me biznese i ka vazhduar në Rahovec. Fillimisht tek “Fatmiri Commerc” me pronar Petrit Rama, Auto Servis “Toni” me pronar Jeton Kastrati, material ndërtimor “Isma” me pronar Mirsad Isma, Auto Servis “Fahredini-A” me pronar Artan Shabandula, Auto Servis “Neziri” me pronar Tefik Neziri, “Ndërtimi-3” me pronar Haxhi Zllanoga dhe “Rama-shpk”, me pronar Sefer Rama.
Në këto takime z. Latifi e ka shpalosur programin për ekonominë dhe bizneset dhe po vazhdojnë t’i sigurojë bizneset se do të jenë krah i tyre edhe në mandatin e ardhshëm.