KRYETARI LATIFI TAKON DREJTORËT E SHKOLLAVE TË KOMUNËS SË RAHOVECIT

Sot, në shoqërimin e Drejtorit të Arsimit dhe stafit të DKA-së, kryetari Latifi takoi drejtorët e shkollave dhe këshillat drejtues. Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë nga Stacioni Policor i Rahovecit si bartës të sigurisë dhe qetësisë publike. U diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe sigurisë së përgjithshme në shkolla. Ndaj shkelësve të ligjit do të ndërmerren masa të nevojshme administrative për mosrespektimin e rregullave. Urojmë punë të mbarë për gjithë mësimdhënësit e komunës së Rahovecit!

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …