Kryetari Latifi, takon fermerët dhe përfaqësuesin e Avokatit të Popullit, diskutojnë për problemet që janë paraqitur për aplikim në pagesa direkte-subvencione që jepen nga MBPZHR-ja

Pas problemeve që janë paraqitur gjatë aplikimit për pagesa direkte-subvencione që jepen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku një pjesë e madhe e fermerëve nuk kanë mundësi të gëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për shkak të udhëzimit të ri administrativ, gjatë ditës së enjte kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka pritur në takim përfaqësuesin e Avokatit të Popullit për regjionin e Gjakovës, z. Mark Kaçinari. “Gjatë këtij takimi kemi dëgjuar shqetësimet për diskriminimin, pengesat dhe kufizimet që po u bëhen bujqve me këtë udhëzim. Kam kërkuar që të gjendet sa më shpejtë zgjidhje, me qëllimin e vetëm, mos të ndëshkohen bujqit punëtorë dhe të pafajshëm të komunës së Rahovecit. Ne do të ndjekim gjithë hapat e nevojshëm deri në realizim të kërkesave të arsyeshme të bujqve dhe fermerëve tanë të vyeshëm. Po ashtu, i siguroj të gjithë fermerët se do të përpiqemi që asnjë bujk mos të mbetet pa aplikuar”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …