Kryetari Latifi vizitoi Shqipërinë, takohet me Kryetarin e Bashkisë Permet Niko Shupuli

Gjatë ditë së martë, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl, Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe zyrtar tjerë komunal, kanë vizituar Shqipërinë përkatësisht Permetin, ku janë pritur në takim nga Kryetari i Bashkisë  Përmet Niko Shupuli. Gjatë takimit janë diskutuar  ide e pikëpamje për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Përmetit. Fushat ku mund të thellohen bashkëpunimet dhe shkëmbimin e përvojave me interes të përbashkët, si turizmi kulturor, agro-turizmi dhe sektorët e caktuar të bujqësisë. U tha po ashtu se vizitë si kjo do të jenë pozitive dhe në bashkëpunim do të sjellë përfitime për banorët e zonave të Komunës së Rahovecit, ndërsa Përmeti do të jetë shembull i mirë i bashkëpunimit vëllazëror. Kryetari Latifi dhe zyrtarët tjerë kanë vizituar zonën turistike të ujërave termale në Bënjë, teqenë e Baba Aliut në Alipostivan, duke shijuar mikpritjen Përmetare.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …