Aktivitetet për shënimin e “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit” kanë vazhduar me organizimin e Marshit të FSK-së

Gjatë ditës së enjte, në Komunën e Rahovecit në kuadër të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë mbajtur  Marsh në nderim të jetës dhe veprës së të rënëve për Lirinë e Kosovës. Marshin e tyre, Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule tek shtatoret e heronjve Xhelal hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, në qytetin e Rahovecit. Marshi i FSK-së, ka vazhduar nëpër rrugën kryesore të qytetit, ku janë përshëndetur dhe janë duartrokitur nga shumë qytetar të cilët kishin dal për ti parë trupat e FSK-së. Më pas nderime dhe vendosje të kurora lulesh janë bërë tek busti i heroit Mensur Zyberaj dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit. Marshin e Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka përcjell nga afër edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili me këtë rast ka thënë se organizimi i Marshit është një ngjarje e rëndësishme, e cila organizohet në aktivitetet që janë paraparë ti organizojmë në shënimin e “Javës së dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Rahovecit”. Dua ti falënderoj Trupat e FSK-së për gatishmërinë e mbajtjes së Marshit dhe nderimin e tyre ndaj dëshmorëve dhe qytetarëve të Komunës së Rahovecit është shprehur kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …