Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, takon ambasadorin e Zvicrës, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit

Albin Kurti, takon ambasadorin e Zvicrës Jean-Hubert Lebet, flasin për rëndësinë e bashkëpunimit

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, vizitoi Lëvizjen Vetëvendosje. Ai u prit nga Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, dhe deputetja e Kuvendit të Republikës, Fitore Pacolli.  Në takim u bisedua për situatën e përgjithshme në vend me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike. Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës si dhe mundësitë për ta thelluar e zgjeruar këtë bashkëpunim në interes të ndërsjellët. Kryetari Albin Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet me qëndrimet, sfidat dhe vizionin e Lëvizjes Vetëvendosje Në fund të këtij takimi të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e komunikimit dhe të takimeve të rregullta.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …