Dushan Janiq

Kryetari i Lëvizjes “Serbia aktive”, Dushan Janjiq do të kandidojë në zgjidhjet për kryetar në vitin 2017

Kryetari i Lëvizjes “Serbia aktive”, Dushan Janjiq ka paralajmëruar se do të kandidojë në zgjidhjet për kryetar të vendit, në vitin 2017 duke vlerësuar se këto zgjedhje do të jenë vendimtare për idenë e integrimeve evropiane, ka bërë të ditur  gazeta “Blic” e Beogradit. Janjiq, i njohur në Serbi me koncepte më të avancuara politike, mendon se rezultate e zgjedhjeve parlamentare nuk e kanë përcaktuar përfundimisht rrugën e Serbisë dhe as që kanë sjellë ”spastrimin e forcave” brenda koalicionit qeveritar. Kandidaturat e deritashme për kryetar të Serbisë i kanë  paraqitur Tomislav Nikoliqi, Rasim Lajiqi, Ivica Daçiqi dhe ultrafashisti serb, Vojislav Sheshelit.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Është rritur indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për …