Në vizitën që kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, që i ka bërë SHFMU-së në fshatin Vraniq, ai ka takuar mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle, duke biseduar për ecurinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe në mes fjalësh ka thënë: “E vizitova SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniç.
Angazhimi dhe përkrahja nuk do të mungoj nga institucionet komunale, duke i realizuar kërkesat që vijnë nga ky institucion shkollor”, ka thënë ndër tjerash kryetari Muharremaj.