Kryetari Haliti priti në takim studentin e dalluar të mjekësisë, Arbër Avdiu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim studentin e dalluar vitias të mjekësisë Arbër Avdiu. Me këtë rast Kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheq në vazhdimësi ka përkrahur të rijnë dhe të reja të zot nga kjo komunë me qëllim më të mirë të ju ndihmoj atyre në arritjen e sukseseve sa më të mëdha. Përndryshe Arbër Avdiu është nga Gjylekari i Vitisë dhe për momentin është student në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me një notë mesatare prej 9.75 që e bënë atë ndër studentët më të dalluar në nivel vendi.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …