Kryetari Muharremaj, nderon dëshmorët Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari

Në 19 vjetorin e rënies për lirinë e atdheut, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, si dhe delegacione të tjera kanë nderuar me homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te vendi i rënies së  Fetah Gegës  dhe Xhavit Bajraktarit. Kryetari Muharremaj, me këtë rast ka thënë se me fol për heronjtë, dëshmorët na duhet një kohë shumë e madhe, këta kanë sakrifikuar çdo gjë, prandaj ne duhet të kemi respekt për familjet e dëshmorëve dhe për shokët tanë që ranë. Për mua dëshmorët janë gurthemel i shtetit të pavarur dhe të lirë, gurthemel të demokracisë”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …