leoni

Komunikatë për Opinion

Duke u bazuar në njoftimet jo zyrtare, Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Malishevë njofton të gjithë opinionin publik dhe komunitetin shkollor se e drejta e organizimit të ekskursioneve është e rregulluar me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it me numër: 02/2016 i datës 12.01.2016, dhe deklarojmë që çfarëdo organizimi pa respektim të këtij udhëzimi konsiderohet i jashtëligjshëm. Drejtoria për Arsim dhe Edukim, përkatësisht Drejtori, Blerim Thaqi, pas njoftimi publik, njoftoi edhe Inspektoratin e Komunës së Malishevës dhe Njësinë Policore në Malishevë e këto dy Institucione në koordinim të përbashkët, sot herët në mëngjes morën masat të cilat bazohen në Udhëzimin Administrativ të MASHT-it me numër: 02/2016 i datës 12.01.2016, dhe ndaluan Agjencitë dhe Operatorët Ekonomik që të mos e realizojnë një ekskursion me nxënësit e klasave të 10-ta, të Gjimnazit “ Hamdi Berisha” të paraparë që të realizohet me datën 01.05.2018. Ç’do lloj organizimi i jashtëligjshëm edhe në të ardhmen nuk do të lejohet, dhe nëse shkelet do të pasojnë masat ligjore për të gjithë tejkaluesit e ligjit edhe në institucionet publike dhe private, përfundon komunikata.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …