Nënshkruhet marrëveshje punësimi, mes Komunës së Malishevës dhe Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe MPMS

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për punësim, në mes të Komunës së Malishevës, Agjencionit Pyjor të Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, do të krijohen mundësitë për punësim sezonal për afër 45 punëtorë. Në këtë projekt të partneritetit tri palësh, secila palë do t’i përmbush kriteret dhe parakushtet të cilat kërkohen në marrëveshjen e nënshkruar. Kryetari Begaj, u zotua se pjesa e standardeve që i kërkohet ta implementoi komuna e Malishevës, gjatë realizimit të kësaj marrëveshje siç janë të parapara do ta përmbushet sipas bazës ligjore në fuqi për të gjithë të punësuarit. Kurse përfaqësuesi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtori, Faruk Bojaxhiu, elaboruan marrëveshjen si shumë të dobishme që do të shton edhe më shumë përkujdesjen për mbrojtjen e pyjeve, do të parandalon shfrytëzimin e egër dhe të paligjshëm të pasurive tona dhe nuk do të lejon edhe më degradimin e tyre.

Palët nënshkruese u pajtuan në fund që sa më parë të fillojnë së realizuari marrëveshjen e nënshkruar nga autoritetet në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …