Kryetari Muharremaj po interesohet për shkollimin e të rinjve në shkollat ndërkombëtare jashtë vendit

Gjatë qëndrimit në Austri kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar udhëheqësit e Shkollës së Mesme Evropiane në Vjenë të Austrisë. Ai gjatë këtij takimi u interesua për shkollimin e të rinjve në shkollat ndërkombëtare jashtë vendit. Në rrjetet sociale nga Vjena kryetari Muharremaj shkruan:

“Shkëmbimi i mësimdhënësve në përvoja të ndryshme dhe të rinjve të Komunës sonë me këtë shkollë ndërkombëtare do të jet aktiviteti ynë i radhës”.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …