Kryetari Muharremaj, priti shefin e Misionit të OSBE-së, Jan Braathu

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, bashkë më nënkryetaren Mihrije Suka, kanë pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu i cili ishte i shoqëruar nga Drejtori i Qëndresë Rajonale të OSBE-së në Prizren George Katcharava dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Suharekës dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë. Kryetari Muharremaj, e ka njoftuar mbi projektet dhe zhvillimin e punimeve në infrastrukturë. Ka kërkuar bashkëpunimin e mëtejshëm për sektorë të ndryshëm e sidomos përkrahjen për aktivitetet e rinisë dhe qeverisjen e mire, dhe njëherit e ka falënderuar për përkrahjen e deri tashme të OSBE-së.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …