Përfaqësues të MFK-së, shpalosën projektet e tyre në Suharekë

Petrit Selimi dhe dy bashkëpunëtorë të tij nga Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK), kanë qëndruar në Komunën e Suharekës ku kanë takuar kryetarin Bali Muharremaj dhe nënkryetaren Mihrije Suka, si dhe zyrtarë tjerë komunal, para të cilëve kanë dhënë informata dhe kanë shpalosur projektet që do të përkrahën nga ky Fondacion. Sipas Selimit Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK), nëpër Komuna do të  investojë në fushën e energjisë efiçente, pastaj në renovimin e objekteve të mbetura nga sistemi i ish Jugosllavisë, si dhe do të ndihmojë edhe në renovimin e shtëpive dhe objekteve të dëmtuara dhe të cilat qytetarët nuk kanë mundësi ti renovojnë. Po kështu do të ndihmohet edhe në emancipimin e gjinisë femërore, ku do të përkrahën femrat me burse dhe studime në SHBA. Të gjitha këto janë përkrahur edhe nga kryetari Muharremaj dhe nga nënkryetarja Suka.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …