Kryetari Muharremaj, sot e ka filluar punën në Drejtorinë e Urbanizmit

Paralajmërimi nga kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, se do të inspektojë të gjitha Drejtoritë gjatë punës së tyre në Komunën e Suharekës, ka filluar nga e premta, kur ai e nisi punën në Drejtorinë e Urbanizmit. Së bashku me drejtoreshën Sanie Kuçi ka bashkëbiseduar me zyrtarë të kësaj Drejtorie rreth punëve që ata po i kryejnë dhe obligimeve që kanë. Kryetari Muharremaj, ka kërkuar nga zyrtarët që të respektojnë orarin e punës, të jenë në shërbim sa më të mirë të qytetarëve dhe të jenë sa më të kujdesshëm gjatë punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …