Komuna e Ferizajt dhe KRM “Pastërtia” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Alberton Sahiti, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave (KRM) “Pastërtia”, z.Basri Syla.

Përmes kësaj marrëveshjeje, KRM “Pastërtia” do të kryejë shërbime të pastrimit, larjen e rrugëve si dhe largimin e mbeturinave të vëllimshme nëpër rrugët e qytetit.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përmirësimi i pastërtisë dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike, duke kontribuar në një ambient më të pastër dhe më të rregullt për qytetarët e Ferizajt, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt, postuar në rrjete sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …