Kryetari Muharremaj viziton SHFMU në Mushtisht

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Edit Durham” në Mushtisht. Ai ka takuar Drejtorin e kësaj shkolle dhe arsimtarët, me të cilët ka biseduar për punën e tyre në këtë shkollë dhe për mbarëvajtjen e mësimit, ku nga ta ka kërkuar që të punojnë me vullnetin më të mirë që fëmijët e kësaj shkolle të jenë të kënaqur me mësimdhënie. Kryetari Muharremaj, i ka thënë stafit të shkollës se ne do të jemi gjithmonë në shërbim të shkollave, që ato të japin më të mirën për nxënësit. Drejtori dhe mësimdhënësit e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj dhe i kanë thënë se po e japin më të mirën e mundshme për nxënësit. Kryetari Muharremaj i ka vizituar edhe dy klasë ku ka parë se si zhvillohet një orë mësimi në këtë shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …