Kreu i shtetit shqiptar ndodhet në Kosovës me ftesë të kryetarit, Hashim Thaçi. Pas pritjes ceremoniale, Nishani pritet të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Isa Mustafa, qeveria e të cilit një ditë më parë u rrëzua me një mocion mos besimi dhe Kosova tashmë pritet të mbajë zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë Nishani ka mbërritur në Kosovë mbrëmjen e djeshme, ku është pritur nga kreu i AKR, Behxhet Pacolli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
