Kryetari Nismës, Fatmir Limaj, ka mbajtur një tubim me mërgatën në Rovato të Italisë, ku ka përshëndetur mbështetjen e madhe që mori nga bashkatdhetarët. Ai theksoi se mërgimtarët janë të fokusuar në veprat konkrete dhe shprehu besimin se e kaluara e Nismës është një garanci për zhvillim dhe siguri. Limaj ka premtuar se do të punojë për fuqizimin e shtetit dhe rikthimin e Nismës në Parlamentin e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
